Dy persona ndalohen për ryshfet gjatë votimit në Fushë Kosovë, menaxherja: Policia reagoi menjëherë, rasti është nën hetim

09 nëntor 2025 | 16:22

Në qendrën e votimit në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës janë shënuar dy incidente gjatë procesit të votimit, për të cilat menjëherë është njoftuar policia dhe prokuroria.

Lajmin e ka konfirmuar menaxherja e kësaj qendre, Shkurta Bogujevci, e cila tha se rastet janë trajtuar me kohë dhe personat e përfshirë janë dërguar në stacionin policor.

“Gjatë gjithë ditës nuk ka pasur probleme përveç atyre dy incidenteve që kanë ndodhur, janë vërejtur nga kryesuesit e qendrave të votimit, janë lajmëruar menjëherë te menaxheri edhe është lajmëruar policia. Policia ka marrë hapat e duhur, është thirrur prokurori, ka ardhur komandanti dhe janë dërguar në stacion policor,” tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka kërkuar që mos të…