Dy persona nën pranga për pranim të ryshfetit në sektorin privat

20 shtator 2021 | 18:34

GPolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona, V.B dhe R.C, për pranim të ryshfetit në sektorin privat pas një aksioni policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Policia ka thënë se ka arritur të sigurojë informacione relevante se të dyshuarit ishin punëtorë të një ish-ndërmarrje publike, e cila është privatizuar. Ata po kërkohen për marrje të ryshfetit, nga 50 euro, ish-punëtorëve apo familjarëve të tyre, kinse për dorëzimin e dokumenteve në AKP (Agjencinë e Kosovës për Privatizim) për aplikim, për të përfituar 20%, pa pasë asnjë autorizim paraprak, njofton Klan Kosova.

Pasi u kapën, policia në trupin e njërit nga të dyshuarit ka gjetur edhe kartëmonedha e cila ishte evidentuar paraprakisht, si masë simulimi.

Të dyshuarit V.B dhe R.C. janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka…