Dy persona të zhdukur, një në Deçan dhe një në Klinë
07 dhjetor 2025
| 09:58
Dy persona janë raportuar të zhdukur- një në Deçan dhe një në Klinë.
Në Deçan, djali e ka raportuar të zhdukur nënën e tij.
“Deçan 02.12.2025-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
Ndërsa në Klinë burri e ka raportuar të zhdukur gruan e tjj.
“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”



