Dy profesorë të UP’së, Rrozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka pjesë e databazës për vlerësimin e universiteteve ndërkombëtare

12 tetor 2019 | 00:47

Pavarësisht se Kosova është përjashtuar nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), dy profesorë të Universitetit të Prishtinës janë përfshirë në databazën e ekspertëve që do të bëjnë vlerësimet e universiteteve botërore për cilësi.

Dy profesorët e UP’së, Rrozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka, të cilët janë edhe anëtarë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, do të japin vlerësime për cilësinë e universiteteve europiane.

Koliqi dhe Zeka janë përfshire ne databezen e ekspertëve ndërkombëtarë të  Academic Information Centre (AIC)/ Quality Agency for Higher Education (AIKA). Kjo organizatë është anëtare e plotë e EQAR dhe ENQA.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje me shkrim të “Academic Information Centre”.

Aty sqarohet se dy profesorët do të jenë pjesë Platformës Elektronike për Vlerësim të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Akreditimin e Drejtimeve të Studimit dhe Licencimin e Programeve të Studimit.

Kjo është hera e parë që dikush nga Kosova bëhet pjesë e vlerësimeve ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Aktualisht, Kosova është e përjashtuar nga ENQA si rezultat i ndërhyrjeve politike në Agjencinë e Akreditimit dhe vendimeve arbitrare të politikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë babai i Avdullah Hotit, ish Ministrit…