Dy raste të reja me Covid-19 në Fushë Kosovë

05 qershor 2020 | 08:55

Në Komunën e Fushë Kosovës sot janë paraqitur edhe dy raste të reja me coronavirus.

Zëdhënësi i kësaj komune Ali Topalli thotë se sonte ka ndodhur një praktikë e re sa i përket njoftimit për personat e prekur me coronavirus nga IKSHPK.

“Ne si Shtab Emergjent në Fushë Kosovë kemi marrë lajmin nga IKSHPK vetëm njoftimin se nga komuna jonë janë infektuar dy persona dhe na janë dhënë vetëm inicialet e tyre dhe datat e lindjes”, tha ai.

Ai thotë se janë pak të hendikepuar me këtë praktikë pasi duhet të dërgojnë inspektoratin dhe t’i karantinojnë personat në fjalë.

“Është e pamundshme për momentin të karantinojmë personat në fjalë, por po shpresojmë se deri nesër do të na vijnë informacionet tjera”.

Topalli thotë se tashmë në Fushë Kosovës janë tetë raste aktive me COVID-19 ndërsa tetë persona tjerë rezultojnë të shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e Mjedisit do të shënohet sot në Kosovë me…