Dy shqiptarë në listën e Gjermanisë U21

22 maj 2025 | 16:10

Gjermania U21 bëri të ditur listën e parë me 26 emra, të gatshëm për Evropianin U21. Pjesë e saj janë edhe dy talente nga Shqipëria, pikërisht Nelson Veiper dhe Brajan Gruda.

Lista me 26 lojtarë do të shkurtohet në 23, numër që përkon me futbollistët e lejuar për listën përfundimtare. Evropiani U21 do të marrë jetë në Sllovaki përgjatë muajit qershor. Më 4 qershor ndërkohë do të dorëzohet lista zyrtare me 23 lojtarë.

Ftesat e Grudës dhe Veiper ishin të pritshme, për shkak të performancave të tyre respektivisht me Brajton dhe Mainz. Të dy lojtarët e moshës 20 vjeç preferohen nga trajneri Antonio Di Salvo. Gruda mund të luajë në mesfushë dhe sulm, ndërsa Veiper llogaritet për qendrën e sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë…