Dy sindikata i nisin katër kërkesa Qeverisë së Kosovës

30 mars 2020 | 11:27

Dy sindikata, ajo e Shërbimit Civil të Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, i kanë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ministrit të Financave, Besnik Bislimi si dhe kabinetit qeveritar, katër kërkesa pas situatës së krijuar nga COVID-i.

Këto sindikata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos përjashtohen nga masat emergjente të ndërmarra nga qeveria për përballimin sa më të mirë të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Gjithashtu, sindikatat u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve ku punojnë ShCK, në nivelin lokal dhe qendror, t’ua sigurojnë pajisjet e domosdoshme për t’i mbrojtur nga infektimi i këtij virusi.

Kurse nga Ministria e Financave kanë kërkuar që kjo kategori mos të përjashtohet nga pakoja e lejuar për kategoritë e tjera si mjekët, policët e zjarrfikësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e vendasve në Wuhan mendojnë se në qytetin…