Dy të lënduar në një aksident në Bellanicë të Malishevës

21 prill 2024 | 19:40

Të dielën rreth orës 15:15  në fshatin Bellanicë të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Elezaj.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale…