Dy të lënduar në një aksident në Prishtinë

26 maj 2018 | 18:41

Dy persona, një prej tyre këmbësore, kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vozitësi i njërës veturë dhe një këmbësore kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Deri më tani është bërë e ditur se vozitësi i njërës veturë dhe një këmbësore që ishte duke kaluar rrugën në ato momente, kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Agron Borovci nga zyra për informim e PK-së.

Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve qe kane sjelle deri te ky aksident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëmarrjen e saj në edicionin e 16-të të Ekspozitës Nderkombëtare…