Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik, tri vetura të përfshira

14 qershor 2025 | 23:34

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit në Veternik. Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 21:45 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nis një muaj futbolli që nuk i ngjan asnjë…