
Dy të vdekur dhe 1 009 raste të reja me Covid
12 gusht 2021
| 15:06
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë nga Covidi dhe janë paraqitur mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 82 persona nga Covidi. “Nga 6 784 testime, 1 009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 963. Në total numri i rasteve aktive është 4 414”, ka njoftuar MSh-ja.