Dy të vdekur dhe 166 raste me Covid-19 në Kosovë

24 tetor 2020 | 15:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Ky rezultat vjen pas testimit të 1.056 mostrave.

Brenda 24 orëve kanë rezultuar të shëruar 55 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste ndërkaq i vdekjeve 661.

Derisa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.034 raste, ndërkaq raste aktive 2.062.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shuarja e…