Dy të vdekur dhe 191 raste pozitive me Covid
                31 gusht 2022
                |  11:17
            
        Dy persona kanë vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ndërkohë siç njofton Ministria e Shëndetësisë përmes raportit të fundit, 191 raste janë pozitive me koronavirus.
Janë kryer 926 testime, 255 qytetarë janë shëruar ndërsa 1 mijë e 325 raste janë aktive.

                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        