Dy të vdekur dhe 195 raste të reja me Covid në Kosovë

05 gusht 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë dy persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 195 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 16 persona nga ky virus.

“Nga 3 730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 704. Në total numri i rasteve aktive është 1065”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale, David Young, ka…