
Dy të vdekur dhe 2 707 raste të reja me Covid në Kosovë
25 janar 2022
| 15:07
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 21.668.