
Dy të vdekur dhe 2 mijë e 243 raste të reja me Covid
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covidi dhe janë paraqitur 2 mijë e 243 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 1 mijë 861 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 747 841 doza të vaksinës. Deri më sot 801 524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44 143 doza përforcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 8 416 testime, 2 243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 170. Në total numri i rasteve aktive është 19 519”, ka njoftuar MSh-ja.