Dy të vdekur e 21 të plagosur nga aksidenti i autobusit në Turqi, shkak bora dhe akulli

30 mars 2023 | 11:25

Në Erzincan të Turqisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur në autobusin e pasagjerëve, i cili është aksidentuar në një park në rrugën e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të borës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20 të ditës së sotme në autostradën Erzincan – Sivas, rrethi Refahiye.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Shtetëror Refahiye dhe Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Erzincan.

Ndërkohë që ekipet e xhandarmërisë turke po vijonin punën në vendngjarje, ku hetimet për aksidentin kanë nisur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Anthony Joshua do të zbresë në ring më…