Dy të vdekur në aksidentin në Astrazup të Malishevës

05 shtator 2025 | 18:22

Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës, të premten.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Sot, në përvjetorin e themelimit të Policisë…