
Dy të vdekur nga Covid-19 në Kamenicë
Edhe dy të vdekur nga Covid-19 në Kamenicë, ka njoftuar kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. Pas këtyre rasteve numri i viktimave nga kjo komunë ka shkuar në tetë.
Kastrati ka bërë të ditur se dy qytetarë të komunës së tij kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga Covid-19.
“Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijesim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth”, ka thënë ai në Facebook.
“Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”.