Dy të vdekur nga një vetaksident në Gojbulë të Vushtrrisë

03 nëntor 2022 | 01:15

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën transitore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e së mërkurës.

“Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona”.

“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim theksohet se njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka…