Dy të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të policisë në Turqi

04 shkurt 2024 | 14:16

Dy policë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të një helikopteri të policisë në Turqi.

Lajmin e ka bërë me dije  ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në platformën “X”.

Helikopteri është ngritur nga aeroporti i Hatay dhe po shkonte për në aeroportin e Gaziantep, ka thënë Yerlikaya.

Ai është  rrëzuar pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdagi të Gaziantep, tha Yerlikaya, pa komentuar shkakun e rrëzimit, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikolla Sanduloviq, i cili kohëve të fundit është rrahur dhe…