Një sulmues palestinez goditi me veturë një burrë dhe their një grua, duke i lënë të dy të vdekur të premten në pjesën veriore të Izraelit, thanë shërbimet emergjente izraelite.
Sulmuesi, i cili vjen nga Bregu Perëndimor, u qëllua dhe u plagos nga një civil që ndodhej në vendin e ngjarjes dhe u dërgua në spital, tha policia izraelite në një deklaratë.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se e kishte udhëzuar ushtrinë që të kundërpërgjigjej fuqishëm në qytezën e Bregut Perëndimor, Qabaitya, nga e cila tha se vinte sulmuesi, për të parandaluar ndonjë sulm tjetër të mundshëm.
Ushtria izraelite tha se ishte duke “u përgatitur për një operacion” në atë zonë.
Shërbimi ambulantor izraelit tha se një adoleshent gjithashtu pësoi lëndime në këtë sulm dhe se burri e gruaja u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.