Dy të vrarë pasi një motoçikletë e ngarkuar me eksploziv shpërthen në Pakistan

10 mars 2024 | 12:04

Një motoçikletë e mbushur me eksploziv shpërtheu në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit të dielën në mëngjes, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur rëndë një tjetër, tha policia.

Motoçikleta mbante midis 4 dhe 5 kilogramë eksploziv kur shpërtheu në zonën e Bordit Bazaar të Peshawarit, tha Kashif Abbasi, mbikëqyrës i lartë i operacioneve policore në Peshaëar.

Eksplozivi shpërtheu para kohe, shtoi Abbasi. Ai nuk tha se cili ishte objektivi i synuar, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv

Peshawar është kryeqyteti i provincës Khyber Pakhtunkhwa, e cila është një ish bastion i grupit militant taliban pakistanez, i njohur gjithashtu si TTP. Qyteti ka parë disa sulme vdekjeprurëse vitet e fundit.

Kryeministri Shehbaz Sharif bëri lutje për viktimat. “Ne jemi plotësisht të vendosur për të çrrënjosur terrorizmin,” tha ai, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët…