‘Dy ura dhe një mur politik’, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t’i paguajë shtrenjtë Kosova

05 gusht 2025 | 10:59

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër dhe qëndrimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti ndaj partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Ajo ka vlerësuar se Kurti është duke  i ndërtuar dy ura mbi lumin Ibër, por sipas saj ka ndërtuar një mur politik ndaj “opozitës”.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se kjo sjellje e Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova.

“Dy ura dhe një mur – dy ura mbi lumin Iber mirë për qytetarët, por Kurti ka vendos një mur politik ndaj opozitës – shumë keq për shtetin. Pasojat shtrenjtë do t’i paguaj Kosova…”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka rrëmbyer sërish vëmendjen…