
Dy vëllezër me prejardhje nga Kosova, kandidatë të CDU-së në zgjedhjet lokale në Gjermani
Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Gjermani, dy vëllezër me origjinë nga Kosova po garojnë për pozita të rëndësishme në komunën e tyre, duke shënuar një moment të veçantë jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, por edhe për integrimin dhe përfaqësimin politik të diasporës shqiptare në Gjermani.
Besnik Kelmendi, një aktivist i njohur nga radhët e CDU-së, Zyrtar në Qeverinë e Landit NRW, po kandidon në Këshillin e Qytetit të Essenit, në zonën zgjedhore Karnap/Altenessen-Nord.
Ai ka vite që kontribuon në organizimin e aktiviteteve dhe në mbështetjen e iniciativave që lidhen me integrimin dhe fuqizimin e komuniteteve të ndryshme brenda qytetit.
Ndërkohë, vëllai i tij Jetmir Kelmendi, po kandidon për herë të parë për postin e kryetarit të komunës Rheurdt, duke përfaqësuar partinë CDU.
Ai ka ndërtuar një profil të fortë profesional dhe politik në komunitet dhe njihet për angazhimin e tij në projekte që synojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Kandidatura e tyre përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së ndikimit të shqiptarëve në vendimmarrjen lokale në Gjermani.
Pjesëmarrja e tyre në këto zgjedhje është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendlindjes, duke treguar se përkushtimi, puna dhe integrimi mund të çojnë në arritje të mëdha në politikë dhe shoqëri.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të japin një tregues të qartë për mbështetjen që ata gëzojnë në komunitet dhe për mundësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në nivelet vendore të qeverisjes në Gjermani.
Ftohen të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë në Landin NRW të marrin pjesë masivisht në votime dhe të japin mbështetjen e tyre, sepse çdo votë ka rëndësi për përfaqësimin e dinjitetshëm të komunitetit tonë në strukturat vendore të qeverisjes.