Dy veteranët nga SHBA-ja mbështesin kandidatin e AAK-së për deputet, Ramë Bislimin

29 maj 2026 | 22:01

Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 97, Ramë Bislimi, ka marrë përkrahjen e dy miqve amerikanë në garën për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Dy ushtarakë Amerikan, dy net në shtëpinë tonë! Z. Sonny Smith 75 vjeç, veteran i Vietnamit nga Mississippi dhe z. Kenny Robertson nga Géorgie – shtete në Amerikën Juglindore. Erdhën për ta mbështetur vëllanë tim Ramën si kandidat për deputet me nr. 97 në listën e AAK-së. Me vëllanë njihen që nga misioni i lirisë në Afganistan. Rama ishte edhe kampion i shahut atje, dhe shumë mirënjohje për përkushtimin me forcat Amerikane atje”, ka shkruar në “Facebook” Sali Bislimi, vëllai i Ramës.

Të dy ish-ushtarakët amerikanë kanë vizituar edhe selinë e AAK-së në Prishtinë, aty Rama i nderon me dekoratën e AAK-së, në Aleancën me frymën më amerikane në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë…