DY VITE NGA ORA E MADHE E HISTORISË TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI NË KUMANOVË
Kumanova heroike dhe historike, në mbrëmjen madhështore të 2 Shkurtit 2024, ishte shndërruar në skenë të dinjitetit kombëtar dhe të vizionit euroatlantik, duke i rezervuar një pritje të paharruar Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe Kryeministrit të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi!
Ali Ahmeti, kjo figurë e madhe dhe e lavdishme e kombit shqiptar, me vizionin e tij të qartë politik, të hapur dhe thellësisht euroatlantik, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është shtyllë e paqes, shtyllë e stabilitetit dhe bashkëjetesës demokratike – jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkan, por edhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike!
Paraqitja e Tij para dy viteve, ishte paraqitje dinjitoze dhe tradicionale, ishte paraqitje e simbolit të vazhdimësisë historike dhe të krenarisë kombëtare shqiptare!
Me politikën e Tij kombëtare dhe shtetformuese, Udhëheqësi i Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, ka dëshmuar se populli shqiptar është dhe do të mbetet faktor vendimtar e i pazëvendësueshëm në funksionimin normal, demokratik dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, brenda dhe jashtë kufijve të saj!
Inaugurimi i Kryeministrit të parë shqiptar të Maqedoninë e Veriut në Kumanovë, ishte dëshmi se shqiptarët nuk janë më periferia e historisë dhe të ardhmës së këtij shteti, por boshti i stabilitetit dhe progresit euroatlantik!
Politikani modern shqiptar, patrioti i devotshëm, atdhetari i palëkundur, ilegali i orëve të para e luftëtari i lirisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së e Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ishte dhe mbetet një nga arkitektët kyç të realitetit të ri maqedono-shqiptar!
Një faktor historik dhe strategjik, pa të cilin Maqedonia e Veriut nuk do të kishte as stabilitet, as orientim të qartë euroatlantik, është bashkjetesa në harmoni të plotë dhe e barabartë të dy etnive, sepse siç paralajmëroi me vizion shtetari, pa këtë rrugë e pa këtë unitet, vendi do të rrezikonte të gllabërohej nga ambicie grabitqare të fqinjëve me platformë ruse!
Kumanova shqiptare, në atë natë historike të 2 Shkurtit 2024, foli me gjuhën e krenarisë kombëtare, me gjuhën e paqes dhe të orientimit euroatlantik – duke dëshmuar se historia kombëtare dhe e larë me gjak nuk harrohet, por vazhdon të shkruhet me guxim të madh, me mençuri absolute dhe me vizion të qartë!
Prishtinë, 2 Shkurt 2026!




