Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

23 shkurt 2026 | 12:29

Me dy vjet burgim është dënuar i akuzuari për dhunë ndaj gruas së tij në Mitrovicë të Veriut.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri M.K., ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë e ministri i Punëve të Jashtme dhe…