Dy vjet qeverisje të Albin Kurtit, çfarë realizoi nga ato që i premtoi?

22 mars 2023 | 14:13

Banim të përballueshëm për 4 mijë familje, pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës, pagë minimale prej 250 eurosh, shtesa për fëmijë, veting në drejtësi, padi për gjenocid ndaj Serbisë, shërbim ushtarak të obligueshëm, ndërtim të 160 çerdheve, ndërtim të stadiumit e pishinës olimpike, intervenim ambicioz në politika fiskale, funksionalizim të Aeroportit të Gjakovës e vaksinim të së paku 60 për qind të qytetarëve kundër sëmundjes Covid 19. Këto janë 12 nga 42 premtimet e kryeministrit Albin Kurtit, të cilat i ka analizuar “Radio Evropa e Lirë”.

Në gjysmën e mandatit qeverisës, “REL”-i  ka sjell nivelin e zbatimit të këtyre premtimeve, të cilat partia e Kurtit, Vetëvendosje, i ka përmbledhur në programin 50-faqësh të zotimeve, mbi të cilin ka kërkuar besimin e qytetarëve të Kosovës në vitin 2021. Ky dokument askund nuk e përmend dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por, sa nga premtimet e bëra janë realizuar plotësisht, sa janë në proces, e sa nga to nuk kanë nisur ende të realizohen?

Për të gjitha premtimet, rreth tri javë më parë, “Radio Evropa e Lirë” ka dërguar pyetje te Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe te Ministria e Mbrojtjes, por vetëm këto tri të fundit kanë kthyer përgjigje.

Përgjigje në pyetjet e dërguara nuk kanë kthyer as Kuvendi i Kosovës, Prokuroria Speciale, Këshilli Gjyqësor dhe Inspektorati i Punës.

Qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ka marrë detyrën më 23 mars të vitit 2021.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi është përjashtuar nga Liga Ballkanike. Kjo e fundit…