Dy xhudiste nga Kosova garojnë në Grand Prix Upper Austria
05 mars 2026
| 11:59
Nga datat 06 deri më 08 mars 2026, në Linz të Austrisë do të zhvillohet gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix Upper Austria 2026, që do të mbledhë rreth 482 garues nga 59 shtete dhe 6 kontinente.
Kosova do të përfaqësohet nga: Fatjona Kasapi (-52kg) dhe Laura Fazliu (-63kg). Vajzat do të jetë nën udhëheqjen e trajneres Majlinda Kelmendi.
Fatjona do të ndeshet të premten, kurse Laura ditën e shtunë.
Ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpëdrejtë në: https://judotv.com/




