Dy yjet e Turqisë mund të mungojnë ndaj Kosovës

29 mars 2026 | 13:08

Kombëtarja e Turqisë ndoshta do të luajë në finalen e play-offit ndaj Kosovës pa dy yjet si Hakan Calhanoglu e Merih Demiral.

Të dy futbollistët turkë po kanë probleme me lëndime dhe nuk kanë stërvitur të shtunën me skuadrën.

Siç raporton HT Sport, ka më shumë shpresë që ylli i Interit të rikthehet, por gjasat janë tepër të ulëta për Demiral.

“Zeki Çelik ka stërvitur me ekipin dhe është në gjendje që të zhvillojë ndeshjen. Hakan Calhanoglu dhe Merih Demiral kanë bërë punë individuale”.

“Është vështirë që Merih të luajë në këtë ndeshje, ndërsa Hakan pritet të jetë gati për lojë”, raportoi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse ndonjë nga dy lojtarët do të rikthehet me ekipin para se Turqia të udhëtojë për në Prishtinë të hënën.

Kujtojmë, finalja e play-offit do të zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreziku i një lufte të zgjeruar me Iranin u rrit…