Dy yjet që mund të përforcojnë Juventusin

27 dhjetor 2020 | 12:27

Drejtuesit e Juventusit janë duke planifikuar që të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.

Sipas medieve italiane, “Zonja e Vjetër” është duke planifikuar rikthimin e sulmuesit Fernando Llorente, i cili ishte pjesë e kësaj skuadre nga viti 2015 deri në vitin 2018. Sulmuesi e njeh mirë ambientin dhe pa problem e pranon edhe rolin e rezervistit.

Emri tjetër që po qarkullon ditët e fundit është ai i mesfushorit Mesut Ozil. Ky i fundit nuk po ka hapësira në skuadrën e Arsenalit dhe do të largohet në janar.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Bebe Rexha njofton se ka përfunduar shtëpia e parë…