
“Dy zëra, një poezi” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
13 tetor 2025
| 15:32
Java e Gjuhës Italiane në Botë, organizuar nga Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane i Universitetit të Prishtinës, me temë bosht “Italofonia në botë”, u hap sot në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me ngjarjen poetike “Dy zëra, një poezi”.
Në këtë aktivitet letrar dy poetet e mirënjohura shqiptare, shkodrania Denata Ndreca, me punë dhe banim në Firence të Italisë dhe Donika Dabishevci nga Kosova, lexuan poezi nga krijimtaria e tyre dhe shpalosën copa të biografisë nga jeta dhe puna e tyre.
Gjithashtu, studente të Fakultetit të Filologjisë lexuan poezi të dy autoreve në gjuhën italiane.
Takimi u moderua nga shkrimtarja dhe profesoresha e gjuhës italiane, Majlinda Bregasi.