Dybala: Asnjëherë nuk mendova të largohem nga Juve

09 tetor 2019 | 17:39

Paulo Dybala ka riafirmuar angazhimin ndaj Juventusit pas një vere në të cilën ishte i lidhur me largimin nga Torino. Manchester Unitedi edhe Tottenham ishin në garë për yllin argjentinas të cilin Juve dëshironte ta shiste në verë.

Dybala është ri-integruar përsëri në skuadrën e Maurizio Sarri dhe e ka ndihmuar Juven që ta fillojë një sezon të fortë. Kampionët italianë janë në krye të Serisë A dhe të pamposhtur në të gjitha garat. “Unë nuk kam pasur një verë të lehtë. Pa dyshim se ta dëgjosh emrin tënd të lidhur me çdo ekip ku nuk dëshiron të shkosh nuk është gjë e bukur, por ky është futbolli. Para se të fillonte merkatoja unë kisha bërë tashmë një intervistë në të cilën thashë se doja të qëndroja në Torino. Atëherë nuk fola kurrë më, madje as në Copa America”, ka thënë Dybala.

“Unë mendoj se është më e rëndësishme të flasim në terren, me fakte. Asnjëherë nuk e dini se si shkon merkato deri në ditën e fundit, por kam dashur të qëndroj këtu, kam dashur ta vazhdoj karrierën te Juventusi. Mendoj se ende mund t’i jap kaq shumë fanellës dhe jam shumë i lumtur me atë që tregova kundër Interit”, ka deklaruar Dybala.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.10.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…