Dybala: Jam i lumtur në Romë

19 gusht 2025 | 16:40

Sulmuesi Paulo Dybala foli në podkastin e gruas së tij, Oriana Sabatini, duke u ndalur te thashethemet për një kalim të tij te Boka Juniors.

“Nuk ka asgjë të keqe te Boka, por jam i lumtur në Romë, kam një kontratë dhe do të qëndroj këtu. Paredes? Jemi miq të mirë, por do të vazhdoj të bëj barbekju në kryeqytet.” Lidhur me mundësinë e një transferimi te Inter Majemi i Bekham, ai tha: “I njoh pronarët, por asgjë më shumë”.

Ai që po përpiqet më shumë ta sjellë mesfushorin sulmues në Argjentinë është ish-shoku i tij i skuadrës, Paredes.

Në orët e fundit, gruaja e tij, Oriana Sabatini, ka folur hapur për situatën. “Nuk varet nga unë, por nga ata. Boka duhet ta telefonojë… Ata duhet ta telefonojnë, dhe ai duhet ta dëshirojë të shkojë atje”, deklaroi Sabatini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi David Alaba pritet të largohet nga Real Madridi gjatë…