Dyfishohet numri i shtretërve në Klinikën e Psikiatrisë

03 shkurt 2023 | 15:55

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, në të cilën së fundmi është bërë riorganizimi i reparteve dhe shtimi i kapaciteteve me shtretër.

Drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci, e ka njoftuar drejtoreshën Arënliu-Hoxhaj, se në kuadër të riorganizimit, është hapur Reparti i ri i sëmundjeve të varësisë, me ç’rast është dyfishuar numri i shtretërve, nga gjashtë në 12 shtretër.

Sipas tij, në kuadër të ish-Repartit të sëmundjeve të varësisë, sot është hapur Reparti i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, Reparti i çrregullimeve akute-psikotike, i cili do të ketë gjashtë shtretër.

Ndërsa drejtoresha Arënliu-Hoxhaj, ka përgëzuar stafin e klinikës për këtë riorganizim dhe hapjen e shërbimeve të reja, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e ShSKUK-së për zgjerim dhe avancim të mëtejmë të shërbimeve në Klinikën e Psikiatrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i…