Dyfytyrësia dhe kontradikta e qeverisë Kurti 3

21 qershor 2026 | 18:40

Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti 

Asnjë qeveri serioze në botë nuk troket në dyert e ambasadave për të ndërtuar politika energjetike, e më pastaj t’mbajë ligjërata para qytetarëve për sovranitetin, siç po bën qeveria Kurti.

Nga njëra anë, refuzohet përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të LNG-së amerikan , si një projekt strategjik që synon të forcojë sigurinë energjetike, të diversifikojë burimet e furnizimit dhe ta integrojë Kosovën në korridoret moderne energjetike të rajonit.

Nga ana tjetër, po kësaj administrate amerikane i drejtohen me kërkesë për mbështetje teknike, ekspertizë dhe investime për gazifikimin e thëngjillit.

Pra, në emër të “vetëvendosjes” refuzohet një projekt strategjik amerikan, ndërsa më pas kërkohet ndërhyrja dhe mbështetja amerikane për një projekt tjetër.

Kjo nuk është as sovranitet, as konsistencë. Kjo është kontradiktë, dyftyrësi.

Nëse SHBA-ja ofron integrimin e Kosovës në një korridor energjetik rajonal që ul varësinë energjetike, rrit sigurinë e furnizimit dhe forcon partneritetin strategjik, përgjigjja nuk mund të jetë: “Jo, faleminderit, por a mund të na ndihmoni me një projekt tjetër?”

Sovranitet me standarde të dyfishta nuk ka.

Kosova ka nevojë për një strategji energjetike afatgjatë, të qëndrueshme dhe të koordinuar me aleatët e saj strategjikë, jo për improvizime të ulta politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj nga Aleanca tha se do ta shqyrtonte mundësinë…