Dymbëdhjetë të arrestuar për krime lufte në Bosnje

27 prill 2018 | 17:04

Policia në Bosnje ka arrestuar 12 persona, përfshirë një ish-komandant boshnjak, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte kundër qindra personave gjatë konfliktit në Bosnje më 1992-1995.

Ata janë arrestuar në lidhje me vdekjen e disa qindra njerëzve, përfshirë civilë serbë dhe të burgosur ushtarakë, si dhe myslimanë boshnjakë, është thënë në deklaratën e Policisë së Bosnjës.

Të 12 të arrestuarit, përfshirë komandantin e pensionuar, Atif Dudakoviq, kanë qenë anëtarë të një njësie që ka vepruar në perëndim të Bosnjës.

Të gjithë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, gjatë bastisjeve në disa qytete, ka thënë Zyra e Prokurorit në Bosnje.

Në luftën në Bosnje kanë vdekur rreth 100 000 njerëz dhe janë zhvendosur rreth dy milionë të tjerë.

Marrëveshja për paqe është nënshkruar në Dejton të Ohajos, më 1995, por tensionet midis tri komuniteteve, serbëve, myslimanëve dhe kroatëve, mbeten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Dardan Jashari ka thënë për “Epokën e re” se…