Dynamo ofron 1 milion euro për Dellovën

02 qershor 2026 | 16:06

Skuadra nga Ukraina, Dynamo Kiev po insiston për transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Lumbardh Dellova.

Madje është bërë me dije se Dynamo tashmë i ka bërë ofertë zyrtare CSKA Sofjes për mbrojtësin 27-vjeçar.

Mësohet se klubi ukrainas ka ofruar 1 milion euro për kartonin e Dellovës, pasi po dëshiron që sa më shpejtë të sigurojë shërbimet e tij, për ta mposhtur konkurrencën nga Turqia, Rusia dhe Arabia Saudite.

Dellova ka kontratë deri në vitin 2027 me CSKA Sofjen dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 950 mijë euro, të cilën tashmë Dynamo Kievi e ka tejkaluar.

Dynamo ka marrëveshje në parim me Dellovën, i cili është i gatshëm të transferohet në Ukrainë dhe po i bën presion klubit bullgar për të pranuar ofertën, në mënyrë që gjithçka të finalizohet brenda pak ditëve.

Dellova prej vitit 2024 është pjesë e CSKA Sofjes, ndërsa në sezonin e fundit ka kontribuuar me 2 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Asnjë vendim gjyqësor në botë nuk e kthen në jetë…