Dyshime për shkelje ligjore, Hamza shkarkon dhe denoncon drejtorin për Kulturë në Mitrovicë

08 shtator 2025 | 16:14

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkarkuar njërin prej drejtorëve në komunën që ai qeveris.

Në vendimin e marrë më pesë gusht, i pari i Mitrovicës, ka shkarkuar Fahri Jasharin nga pozita e drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport.

Lajmin e ka konfirmuar vet Bedri Hamza në një prononcim për “Klan Kosovën”.

“Po e saktë”, ka thënë ai ndër tjera.

Shkarkimi i tij ka ardhur mbi dyshimin e bazuar për shkelje ligjore ku rasti është denoncuar dhe vendimi ka të bëjë me një kontratë për subvencione që sipas tij, kishte shmangie të procedurave ligjore duke regjistruar ndryshim të shumave në të.

Hamza ka thënë se në raport me Ligjin nuk ka kompromis me askënd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq, mesfushori kroat i transferuar këtë verë te AC…