Dyshimet në Mitrovicë, Njësia Speciale e Policisë arrin në qendrën e numërimit

10 nëntor 2025 | 22:44

Me fillimin e verifikimit të votave në komunën e Mitrovicës, menjëherë dolën raportimet e para për dyshime serioze për parregullsi në disa fletëvotime që s’përputheshin me kutitë e votimit. Pas aktivizimit të Prokurorisë, tash edhe Njësia Speciale e Policisë është parë te qendra e numërimit atje.

Prokuroria e ka ndërprerë procesin e numërimit të votave në Mitrovicë, pasi komisionerët raportuan se ka shpërputhje të fletëvotimeve me kutitë e tyre. Rasti më flagrant, sipas pretendimeve, paraqiste disa fletëvotime me numër të një shkolle tjetër në kuti të shkollës së ndryshme.

Pas pretendimeve të komisionerëve, Prokuroria doli në vendin e ngjarjes dhe filloi dokumentimin e provave. Pas kësaj, procesi mbetet i ndërprerë deri në një vendim të ri nga KQZ-ja.

Ndërsa brenda qendrës vazhduan punën e tyre Policia dhe Prokuroria, gazetarët dhe komisionerët fillimisht u larguan jashtë qendrës, por pastaj edhe prokurori Shpëtim Peci u kthye.

Nga mediat lokale atje, u raportua se edhe Njësia Speciale e Policisë ka zbarkuar te qendra e numërimit në Mitrovicë, pas tensioneve të shumta që vazhdimisht raportohen nga aty.

Procesi i numërimit është ndërprerë sonte dhe pritet të sqarohet në vijim se për çka në të vërtetë bëhet fjalë rreth fletëvotimeve të dyshimta me numra serikë të ndryshëm prej qendrave të votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Qendrës së Numërimit në Mitrovicë,…