Dyshimet për grantet: Raportohet se Faton Peci po intervistohet qe 2 orë nga Prokuroria Speciale, dje u intervistua Fitore Pacolli

30 janar 2026 | 13:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale, ka mësuar Paparaci nga burime të mirë informuara. Burimet i kanë thënë Paparacit se Peci po merret në pyetje për grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë në përudhën kur ai udhëhoqi këtë dikaster qeveritar. Intervistimi i ish-ministrit të Bujqësisë është duke vazhduar, kanë thënë burimet.

Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet për “grantet” e Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilat dyshohet se përfituan familjarë të pushtetarëve, përfshirë vëllain e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Në kuadër të thellimit të hetimeve për këtë rast, Prokuroria Speciale ka intervistuar të enjten ish-deputeten Pacolli.

Afera e granteve të Ministrisë së Bujqësisë “shpërtheu” në nëntorin e vitit 2024, kur eksponentë opozitarë hodhën dyshime për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve në bujqësi. Sipas denoncimeve që erdhën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ministria e Bujqësisë i kishte dhënë grant në vlerë rreth 100 mijë euro kompanisë “Alda Farm Ria” në pronësi të Blerim Pacolli, vëllait të ish-kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vizitës tek Oda e Mjekëve, kryeministri në detyrë, Albin…