Dyshimet për Kim Jong Un, ‘The Sun’: Ja kush është personi në arkivol (Foto)

28 prill 02:08

Ditët e fundit në mediat ndërkombëtare janë shpërndarë disa lajme ku dyshohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund  të ketë vdekur pas një operacioni të ndërlikuar.

Ndërkohë në disa media është bërë virale një foto ku duket një person i ngjashëm me Kim Jong Un në një arkivol prej xhami.

Megjithatë,  fotoja nuk i përket Kim Jon Un. Ashtu siç raporton media britanike The Sun, imazhi është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kim, i cili është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.

/TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Castellino del Biferno është një qytet i vogël në rajonin…