Dyshimet për parregullsi me fletëvotime në Mitrovicë të Jugut, nis punën komisioni i KQZ-së

13 nëntor 2025 | 14:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se ka nisur punën Komisioni i themeluar nga KQZ-ja për të vlerësuar fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut dhe në Gjakovë, për të cilat janë raportuar parregullsi.

Sipas KQZ-së, ky komision do të përgatis një raport deri me datën 14 nëntor.

“Ndërkaq, për komunat tjera ky vlerësim do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës”, ka njoftuar KQZ-ja

KQZ-ja ka njoftuar se puna e këtij komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me një ankesë të parashtruar për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe të sqarimit të mëtejshëm të situatës së krijuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Dorëheqje shkaku i integritetit, jo…