Dyshimet për parregullsi me vota, ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë

11 nëntor 2025 | 16:30

Është ndërruar prokurori i rastit të dyshimeve për parregullsi me votat në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.

Kjo është konfirmuar nga U.D. i ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu për “Dukagjinin”.

Ai ka thënë se në vend të prokurorit Shpëtim Peci është caktuar Sahit Tmava.

Numërimi i votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.

Ndërkaq, prokuroria ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas dyshimeve për parregullsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Fejzulla Berisha, Boston, Massachusetts - SHBA I. Dy…