Dyshja Berisha-Meta non grata edhe në Malësinë e Gjakovës!

17 maj 2023 | 18:37

Shkruan: Azgan Haklaj

Ky nuk është titull sensasional por një realitet që u çertifikua nga vota e Malësisë së Gjakovës!

Sali Berisha dhe Ilir Meta morën ndëshkimin simbolik të Tropojës si persona të padeshiruar.

Ky ndëshkim me votë ashtu si në gjithë Shqipërinë është perifrazim i asaj që ka dezinjuar Departamenti i Shtetit dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, dy aleatët e sigurt të kombit tonë.

Sensibiliteti i vendimit të këtyre aleatëve të cilët janë supërfuqia ekonomike, politike, ushtarake dhe demokratike e kozmosit në  Malësi të Gjakovës është i veçantë.

Do të mjafonte mbështetja për luftën e Kosovës ti bënte tropojanët ti falen si perëndive pagane Amerikës dhe Anglisë.

E përpos kësaj edhe varret e gjaku i derdhur në Tropojë gjatë  sundimit të këtyre sulltanëve të dhunës  dhe hajnisë.

Në Malësinë tonë mallkimi më i madh është:

“Tu harroftë emri”.

Emri i tyre jo vetëm do harrohet por do arshivohet në skutat më të errëta të memories njerëzore.

Falë Zotit ky vendim i tropojanëve u ligjerua me votë me 14 maj 2023.

Sherbimet anti shqiptare pasi evidentuan rrënimin total të dyshes Berisha -Meta vendosën ti djegin përfundimisht duke i dekonspiruar.

Fakti skandaloz i nominimit prej tyre të Alfred Belerit për kryebashkiak të Himarës është turp kombëtar që fyen jo vetëm Himarën shqiptare por dhe ndërgjegjen nacionale, është sherbimi i fundit i mbetjeve të Katovicës!

Sovrani i ndëshkoj binomin Berisha & Metaj duke ju blatuar një shpartallim spektakolar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imagjinoni sikur jeni duke vozitur rrugës dhe papritur makina juaj…