Dyshohet për dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Kashmir

15 korrik 2019 | 15:05

Së paku 24 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kashmir – pjesën e administruar nga Pakistani.

Autoriteti Shtetëror i Menaxhimit të Katastrofave ka bërë me dije se viktimat e dyshuara tash për tash janë të zhdukura.

Sipas burimit të njëjtë, së paku pesë vetë janë plagosur.

Edhe Pakistani, edhe India kontrollojnë pjesë të Kashmirit, i cili është i ndarë me një vijë të kontrollit.

Përmbytjet ndodhen në qytetin Lesva të Luginës Nelam, që është një destinacion popullor për turistët, raporton “Rel”

Autoritetet në Kashmir kanë thënë se mbi 100 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një xhami ka rrëshqitur nga dheu.

“Ushtria po e ndihmon administratën lokale në misionin e shpëtimit”, ka thënë Saqib Mumtaz, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Katastrofave.

Përmbytjet janë shkaktuar nga shirat që kanë prekur edhe pjesë të tjera të Azisë jugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Zivic,…