Dyshohet se një person është kidnapuar sonte në Prishtinë, Policia po heton rastin

26 shkurt 2024 | 21:19

Një person dyshohet se është kidnapuar sot mes orës 18:00-19:00 në Prishtinë.

Burime të gazetës online Reporteri.net brenda autoriteteve të sigurisë bëjnë të ditur se njësitë e Policisë së Kosovës janë duke e kërkuar personin i cili dyshohet se është kidnapuar.

Ende nuk dihet identiteti i personit, por Policia është duke tentuar që ta lokalizojë vendndodhjen e tij.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë…