Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit pasi është hedhur nga ura

27 korrik 2025 | 15:12

Një person dyshohet se ka vdekur, pasi është hedhur në Liqenin artificial të Ujamnit në veri të vendit.

Shfi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza i ka thënë Express-it se personi që po kërkohet, “është hedhur në liqe dhe nuk ka dalë më”.

“Njësitë relevante janë në terren”, ka thënë ai.

Fejza ka thënë se “janë thirrur edhe zhytës”.

“Jemi në pritje të gjetjes së trupit”, ka thënë Fejza.

Njësitë e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për gjetjen e trupit, sipas një video të publikuar nga “Mitropol”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi…