Dyshohet se ra nga ndërtesa, vdes një grua në Fushë-Kosovë

06 qershor 2026 | 15:20

Një grua ka vdekur në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Policia ka konfirmuar rastin, duke thënë se kanë nisur hetimet.

“Viktima (femër ) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, është thënë nga Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se bazuar në të…